Njeriu më i pasur në botë: T’u lësh fëmijëve gjithë pasurinë i shkatërron ata

Njeriu më i pasur në botë: T’u lësh fëmijëve gjithë pasurinë i shkatërron ata

“T’u lësh fëmijëve një pasuri të tillë nuk do të thotë t’u bësh nder, përkundrazi, do t’u shkatërronte jetën. Do të shkatërronte gjithçka që ata do të dëshironin të bënin në jetën e tyre në përpjekjen për të ndërtuar një karrierë, ndaj këto para do të shkojnë për të ndihmuar më të varfrit. Ata vetë i kanë parë projektet tona për këtë kategori të shoqërisë dhe na mbështesin për këtë”, thotë ai.

“Fëmijët tanë do të kenë një edukim të mirë dhe mjaftueshëm para që të mos kenë vështirësi ekonomike për të ndërtuar jetën e vet. Ata e mirëkuptojnë dhe mbështesin vendimin tonë”, deklaroi ai për “This Morning Today”.

Çifti Gates ka tre fëmijë, më i madhi prej të cilëve 20 vjeçe, ndërsa dy të tjerët janë 17 dhe 14 vjeç.

Shpërndaje në: