Njihuni me avionin më të shtrenjtë në historinë ushtarake (Video)

Njihuni me avionin më të shtrenjtë në historinë ushtarake (Video)

Ai është zotuar se do të ulë koston e prodhimit të avionëve për të mbajtur ndërkohë të paprekura vendet e punës.

Trump ka rritur kritikat ndaj korporatave amerikane të teknologjisë së prodhimit të avionëve.

“F-35 ka një kosto jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të ruhen për blerje ushtarake dhe të tjera pas 20 janarit”, shkruan Trump në Twitter.

Për prodhimin e avionit F-35, janë shpenzuar më shumë 400 miliardë dollarë, duke vendosur rekord në sistemin e armëve të shtrenjta ushtarake në historinë e SHBA-ve.

Porositësi i parë i huaj për këto avionë është Izraeli, ndërsa do të prodhohen rreth 50 të tillë.

Kompania “Lockheed Martin”, ka të punësuar rreth 130 mijë persona në shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe në disa vende të tjera. /Ora News/

Shpërndaje në: