Njihuni me familjët e kandidatëve për kryeministër (Foto)
Tashmë zyrtarishtë garës për kryeministër të vendit do të jenë tre kandidatë nga dy koalicione dhe një parti.
Koalicioni mes PDK-AAK dhe NISMA, kanë nominuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të vendit, koalicioni tjetër LDK – AKR dhe Alternativa, do të garojnë me Avdullah Hotin ndërsa Vetëvendosje do të mat forcat e vetme në këto zgjedhje me Albin Kurtin për kryeministër.
Për politikanët modern tashmë familja dhe paraqitja e saj në publik, është mjaft e rëndësishme.
Magazina.al, ju njeh me familjet e tre kandidatëve për kyreministër.
Familja Haradinaj
Është një nga familjet më të njohura, për shkak se Ramush Haradinaj kishte provuar edhe më parë pozitën e kryeministrit por edhe për shkak të proceve në të cilat ka kaluar lideri i AAK’së, shkruan Magazina.al
Bashkëshortja e Haradinajt është e njohur për të gjithë pasi Anita Mucajn shpesh e shohim në ekranet televizive duke moderuar lajmet në RTK.
Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve.
Familja Hoti
Deri vonë nuk e kishim njohur familjën e Ministrit të Financave dhe tani kandidatit të LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti, edhe pse Hoti kishte një faqe në facebook, ai zakonisht postonte vetëm aktitivitet e tij profesionale.
Por së fundmi Hoti na ka njohur me bashkëshorten e tij Serveten dhe dy djemtë e tyre.
Në përjashtim me Haradinajn e Hotin, Albin Kurti e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut familjën e tj, ndoshta kjo për faktin që bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë jashtë Kosovës.






