Njihuni me klonin e Jurgen Kloppit
David Wanger është trajner i Huddersfield Town që nga nëntori i kaluar dhe këtë sezon janë në formë të shkëlqyer,ku janë në garë për t’u rikthyer në Premier Ligë.

David Wanger, trajner i Huddersfiled Town
Wagner ishte shok dhome me Klopp gjatë kohës si lojtarë në Mainz, po ashtu edhe kumbar në darsëm e trajnerit të Liverpool.

Klopp dhe Wanger, gjatë kohës së tyre në Mainz
Wagner njihet për metodat e tij të ashpra dhe interesante, ai deklaroi “ Gjatë përgaditjëve për sezonin e ri , kemi ecur nga ishulli në ishull tetë orë rresht, kemi montuar tenda, kemi gjetur ujë, ushqim po ashtu edhe kemi peshkuar”, ai më tutje shtoi “ Kemi përgaditur vetë, nuk kemi pasur energji elektrike ,as telefona ,ishte fantastike”.
Këto ishin ushtrimet tona, për katër ditë rreshtë, pa topa këtë e kemi bërë pasi në ligën tonë nuk ka zonë të të rahatshme kjo ka ndihmuar në komponimin e ekipit. Me Klopp kontaktojë së paku dy herë në javë në telefon, zakonisht flasim rreth futbollit. /Periskopi.com

Klopp & Wagner



