Njihuni me 16 vjeçarin brazilian që kushton 70 milionë euro

Njihuni me 16 vjeçarin brazilian që kushton 70 milionë euro

Zonja dhe zotërinj, njihuni me 16 vjeçarin Reinier Jesus, i cili synon të kap majat e futbollit evropian. 

Jesus, i cili aktualisht luan në Flamengo, ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe ka qenë i lidhur me klube të ndryshme, duke përfshirë Manchester Cityn, Liverpoolin, Juventusin dhe Romën, transmeton Periskopi.

Liverpooli është një tjetër klub që është i interesuar për nënshkrimin e tij, sipas ish presidentit të klubit Flamengo, Kleber Leite.

”Kam marrë informacione të sakta se klubi anglez Liverpool, i cili është duke monitoruar mesfushorin e ri të Flamengo Reinier, 16 vjeçar, tashmë kanë filluar negociatat me familjen e djalit”.

”Është për të ndjerë keqardhje se si këta talent largohen menjëherë në drejtim të Evropës”.

”Ai me gjasë i ka vetëm edhe dy vite karrierë te Flamengo. Shumë pak. Trishtuese…”, tha Leite.

Jesus aktualisht ka një kontratë tek Flamengo deri më 2021, por një klauzolë prej 70 milionë euro është e paraparë në kontratën e tij nëse ndonjë klub dëshiron blerjen e tij.

Futbollisti i talentuar do të jetë 17 vjeç në janar dhe po promovohet për t’u bashkuar me skuadrën e U20.

Ai gjithashtu shënoi dy gola mbresëlënës në javën e fundit të Copa Do Brasil.  /Periskopi

 

Shpërndaje në: