Njihuni me 25 ikonat e qyteteve të Evropës, ndër to edhe arkitektura e Prizrenit
“National Geographic” sjell 25 ikonat e qyteteve evropiane për t’i eksploruar. Këto vende akoma kanë ruajtur pamjen e qyteteve të vjetra.
Një pjesë e asaj që e bën një qytet, janë njerëzit që përmbytin rrugët dhe mbushin ndërtesat me energjinë dhe emocionet e jetës së përditshme. Gjithashtu, një qytet i paharrueshëm për dizajnin e tij të frymëzuar nga arkitektura, kapjen e këndeve dhe ndërtesat që qëndrojnë gjatë ose ndonjëherë të zhurmshme, pasi një turmë e banorëve, udhëtarëve dhe vizitorëve krijojnë zhurma nëpër labirintet e rrugëve, raporton “National Geographic”, transmeton Periskopi.
San Marino – Kalaja e Guaitas është më e vjetra prej tre të tjerave të ndërtuara në Monte Titano që mbikqyret nga kryeqyteti i San Marinos.

Granada, Spanjë – Në rajonin jugor të Andaluzisë, Granada përmban shumë pjesë të arkitekturës mesjetare që nga pushtimi i Moorish, veçanërisht kalasë së Alhambras me pamje nga tërë qyteti.

Dublin, Irlandë – Kryeqyteti irlandez është shtëpia e kështjellave mesjetare, rrugëve me gurë kalldrëmi, dhe katedralës së shekullit të 12 Shën Patrickut.

Venecia, Itali – E ndërtuar në më shumë se 100 ishuj që ndodhen në lagunën e detit Adriatik, Venecia është shumë e mirë për t’u eksploruar.

Paris, Francë – Parisi njihet me bulevardin e njohur, kafene klasike dhe muze të famshme botërore.

Firoentina, Itali – Një prej vendeve e njohur për shpërndarjen e artit, Fiorentina konsiderohet si vendlindja e renesancës.

Romë, Itali – Një përzierje e rrënojave të lashta, i frymëzuar nga arti, dhe rrugët që kumbojnë, Roma është një prej qyteteve më të mira në botë.

Barcelonë, Spanjë – Barcelona është e famshme për arkitektin Antoni Gaudi, fytyra e re moderniste katalanase.

Helsinki, Finlandë – Helsinki është qendra e bulevardeve, Mannerheimintie, mban muzeun epik Kombëtar, Shtëpinë e Parlamentit dhe muzeun e artit bashkëkohor, Kiasma.

Bryzh, Belgjikë – Kanalizimet dhe rrugët me gurë kalldrëmi të Bryzhit i japin një bukur të paparë.

Madrid, Spanjë – Rezidenca historike e mbretit të Spanjës.

Budapest, Hungari – I ndarë dysh nga Danubi, qyteti i Budapestit ofron një kodër kalaje përgjatë lumit nga Shtëpia e Parlamentit, e treta më e madhe në botë.

Vjena, Austri – Kryeqyteti perandorak i Austrisë, Vjena karakterizohet nga një numër i madh ndërtesash baroke.

Prizren, Kosovë – Kryeqyteti kulturor i Kosovës Prizreni mban arkitekturën e epokës osmane në shpatet e Maleve të Sharrit.

Londër, Angli – Një prej qyteteve më të vizituara në botë, Londra ka gjithçka për t’u parë, si Shtëpia e Parlamentit, kisha e Ëestminsterit dhe ikona e Big Bengut.

Kopenhagë, Danimarkë – Qendra historike e Kopenhagenit përmban Frederiksstadenit, një distrikt të shekullit të 18-të Rokoko, shtëpi për Pallatin Amalienborg të familjes mbretërore.

Pragë, Republika Çeke – I emërtuar si “Qyteti i njëqind shigjetave”, Praga njihet për sheshin e vjetër i ngjyrosur me stil barokian, kishën Gotike dhe një orë astronomike mesjetare.

Mostar, Bosnja e Hercegovinës – Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton nga Perandoria Osmane, Ura e Vjetër e Rindërtuar dhe Qytetin e Vjetër të Mostarit është një simbol i pajtimit dhe bashkëjetesës së diversitetit në Bosnje dhe Herzegovinë.

Bratislava, Sllovaki – Kështjella e Bratisllavës është ndërtuar në shekullin e 9 por i rindërtuar në vitin 1800.

Stokolm, Suedi – Kryeqyteti i Suedisë përmban një prej rezervave më të mëdha të qyteteve mesjetare evropiane, që daton prej shekullit 13.

Talini, Estoni – Një kullë mbrojtëse e shekullit të 15 mbron qytetin e vjetër, një vend i UNESCO-s, në qendër kulturore të Estonisë.

Qyteti i Vatikanit – Zyrtarisht është një qytet-shtet i Romës, në qendrën e Vatikanit ndodhen bazilika e Shën Pjetrit, plus shumë nga kryeveprat më të njohura të Italisë mund të gjenden në muzeumet masive të Vatikanit.

PORTO, PORTUGAL – Bregu i Portos ofron ura piktoreske, një lagje mesjetare e lumenjve dhe rrugë të ngushta me kalldrëm.

KRAKOË, POLAND – Bazilika e Shën Marisë dhe pëlhura e sallës Sukiennice në Krakov, një nga sheshet më të mëdha mesjetare të qytetit në Evropë.

Amsterdam, Holandë – Ndërtuar në një sistem të përpunuar të kanaleve, Amsterdam është shtëpia e Muzeut Van Gogh, veprat e Rembrandt dhe Vermeer në Rijksmuseum, dhe artit modern në Stedelijk./Periskopi/




