Njihuni me 7-vjeçarin që po konsiderohet ‘Usain Bolt i ri’ (VIDEO)
Rudolph Blaze Ingram, 7-vjeçari që është bërë viral, sepse vazhdimisht thyen rekorde me shpejtësinë e tij të pabesueshme në fushën e futbollit amerikan.
‘Blaze’ nuk është vetëm i shpejtë në fushë, por ai është gjithashtu një kampion kombëtar në atletikë. Djaloshi nga Tampa Bay, Florida, është thjesht i pandalshëm.
Në vitin 2017, Ingram u kurorëzua kampion kombëtar dy herë në AAU, me 20 medalje ari, përcjell Periskopi.
Meet Rudolph “Blaze” Ingram, the six-year-old ankle breaker. pic.twitter.com/pGJLGVXm6S
— CBS Sports (@CBSSports) August 2, 2018
Ai gjithashtu zuri vendin e parë në sprintin kombëtar 55 metra, duke mposhtur shokët e tij me lehtësi.
Ingram, i cili aktualisht luan për Tampa Ravens, mund të jetë një nga lojtarët më të vegjël në fushë, por shpejtësia e tij e bënë atë më të mirin në fushën e futbollit amerikan. /Periskopi/



