Njihuni me ‘goleadorin’ e Koln që ka shënuar 16 gola në 7 ndeshje dhe nuk e njeh askush
Sulmuesi i Koln, Simon Terodde ndoshta nuk e ka pasur një karrierë të madhe futbollistike, por ka qenë gjithmonë mesatar dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme.
30-vjeçari gjithmon ka luajtur në kategori më të ulëta se sa Bundesliga, duke përjashtuar dy sezone në karrierë që i ka luajtur në kampionatin elitarë gjerman, transmeton Periskopi.
Ai aktualisht është sulmuesi i Koln, që garon në Bundesliga 2. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar plotë 16 gola në 7 ndeshje.

Sulmuesi gjerman është ‘i dashuruar’ me Bundesliga 2, pasi shumicën e karrierës e ka shpenzuar në këtë kampionat.
Në çdo ekip që ka luajtur, ai e ka promovuar në Bundesligë me golat e tij. E veçanta është se në dy sezone sa ka luajtur në Bundesligë, ai ka dështuar, edhe pse luante rol kyç para se të promovohej skuadra.
Shembulli konkret është skuadra e Stuttgart sezonin e kaluar, ku ai luajti dy sezone aty, një në Bundesliga 2 dhe një në të parën.
Tashmë edhe si pjesë e Koln janë favoritët kryesor që sezonin e ardhshëm të rikthehen në Bundesligë./Periskopi/



