Njihuni me nënën e këngëtareve Libohova, ka zë të mrekullueshëm (Video)
Karriera e tyre e admirueshme ka bërë që Irma dhe Eranda Libohova, të jenë të pazëvendësueshme në muzikën shqiptare.
Por deri më dje, shumë pak e dinin që talentin e tyre e kanë të trashëguar nga e ëma.
Eranda Libohova vendosi që të bënte për herë të parë një duet me nënën e saj të moshuar dhe gjithçka shkoi me sukses.
Ajo publikoi një video në profilin në “Instagram”, ku shihet nëna e saj duke kënduar një këngë popullore.
Pavarësisht moshës, veshi për muzikën dhe zëri i saj nuk i kanë ikur. /albeu.com/
https://www.instagram.com/p/Bi4fvc4A7Wp/?utm_source=ig_embed



