Njihuni me vajzat më të përfolura të politikanëve shqiptarë (Foto)

Njihuni me vajzat më të përfolura të politikanëve shqiptarë (Foto)

Qeveritë shqiptare kanë ndërruar shumë ministra e deputetë, por jo të gjithëve ua njohim fëmijët. Disa kanë zgjedhur të jenë më të rezervuar, të tjerë kanë qenë aq të hapur me familjet e tyre sa vetë ish-diktatori.

Por përveç djemve herë-herë problematikë, vitet e fundit, titujt e mediave shqiptare kanë filluar t’i zënë gjithnjë e më shumë vajzat e qeveritarëve shqiptarë. Ja cilat janë ato që janë përfolur më shumë./anabel.al

Nada dhe Etida Topi Vajzat e ish-presidentit të republikës Bamir Topi, krahas bukurisë, u përfolën së shumti në mediat shqiptare për dasmat e tyre. Nada dhe Etida Topi Vajzat e ish-presidentit të republikës Bamir Topi, krahas bukurisë, u përfolën së shumti në mediat shqiptare për dasmat e tyre.

1_1480938188-8708595

Rea Xhillari Vajza nga martesa e parë e Linda Ramës, u bë personazh në media menjëherë pas martesës së nënës së saj me kryeministrin Edi Rama. Vetëm pak javë më parë një sipërmarrje e saj në biznes u bë pjesë e lajmeve të ditës.

2_1480938164-3946787

Livia Nikolla Vajza e ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u bë “si padashur” personazh publik për shkak se nëna e saj, e cila e përfshiu në një deklaratë publike që pak kishte të bënte me të bijën. Në ceremoninë e pritjes së lojtarëve të kombëtares shqiptare pas kthimit nga Franca, ku ndodheshin për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se vajza e saj ndiqte studimet në Francë, me rezultate të shkëlqyera dhe se pas fitores së Shqipërisë, ajo kishte marrë shumë mesazhe urimi nga miq të huaj.

3_1480938129-6136862

Kejda Ajazi Përsa i përket vajzës së deputetes Majlinda Bregu, ka qenë pikërisht bukuria fizike ajo që e ka bërë të famshme. Kejda është bërë pjesë e renditjeve të portaleve për vajzat më të bukura të parlamentarëve shqiptarë.

4_1480938023-6271765

Eliza Haxhinasto Ishte krushqia mes dy ministrave ajo që nxiti kuriozitetin e të gjithëve për të njohur më në fund Elizën, vajzën e ish-ministrit të Transporteve, e cila tashmë zyrtarisht, është e fejuara e Franko Naços, djalit të ish-ministrit të drejtësisë Nasip Naço. Eliza është përfolur gjithashtu edhe për festën e saj të madhe dhe luksoze për ditëlindjen e 20-të.

5_1480937993-6199517

Bora Kokëdhima Vajza tjetër e deputetit Koço Kokëdhima ka një karrierë si stiliste dhe ka krijuar markën e saj të veshjeve të quajtur “Savage”. Ajo është bërë disa herë pjesë e lajmeve si për diskutimet e shumta lidhur me fustanin e stiluar prej saj për Eneda Tarifën në “Eurosong”, për debatin me stilisten tjetër Enada At’Nikolla lidhur me autorësinë e krijimeve, e po ashtu edhe për fejesën e saj të pak muajve më parë.

8_1480937767-4646525

 

Shpërndaje në: