Njoftim i rëndësishëm: MPB paralajmëron ndërprerje të shërbimeve digjitale gjatë fundjavës

Njoftim i rëndësishëm: MPB paralajmëron ndërprerje të shërbimeve digjitale gjatë fundjavës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës do të kryhen punime teknike në infrastrukturën shtetërore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), me qëllim përmirësimin e performancës dhe sigurisë së shërbimeve.

Sipas MPB-së, këto punime do të realizohen nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), e cila menaxhon dhe administron infrastrukturën shtetërore digjitale.

Si rezultat, gjatë periudhave të caktuara mund të ketë ndërprerje të përkohshme të disa shërbimeve digjitale që ofrohen nga ASHI për qytetarët.

Shpërndaje në: