Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit
Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ka rrezik të shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u bën thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe të:
Informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave.
Ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, mund të kontaktoni numrin e urgjencës të ambasadës në Abu Dhabi: +971 547092109.



