N’luftë me Koronavirusin pa ujë të pijshëm: Fshati i prekur rekomandohet të shkojë te fshatrat tjera për ujë

N’luftë me Koronavirusin pa ujë të pijshëm: Fshati i prekur rekomandohet të shkojë te fshatrat tjera për ujë

Komuna e Malishevës ka njoftuar që disa dshatra  të saj nuk kanë sistemin e ujësjellësit. Komuna ka rekomanduar banorët që të furnizohen me ujë të pijshëm nga fshatrat ku ka ujësjellës – edhe pse një gjë e tillë mund të rris shqetësimin për shpërndarje të koronavirusit.

Në këtë gjendje është edhe fshati Bubavec. Zëdhënësi i komunës ka konfirmuar për Gazetën Shneta se në këtë fshat nuk ka ujësjellës.

Ndërkohë në këtë fshat janë izoluar familjarët e gruas së prekur nga koronavirusi. Zëdhënësi Artan Paçarizi nuk ka pranuar të tregoj sa është numri i kontakteve që janë izoluar.

Në Malishevë izolohen kontaktet, por shfaqet problemi i mungesës së ujit të pijshëm. /Periskopi

Njoftimi i plotë:

Deri më tani po zbatohen masat parandaluese kundër COVID-19

Malishevë, 15 mars

Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, është takuar sot në mëngjes, ku është bërë analizë e situatës së krijuar pas paraqitjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19. Bazuar në të dhënat e raportuara, situata është në kontroll dhe janë vetizoluar të gjithë personat e identifikuar që kanë pasur kontakt me personin e infektuar.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është duke u zbatuar vendimi i qeverisë për futjen në karantinë të tërë territorit të Komunës së Malishevës.

Sa i përket shërbimeve publike, ato janë duke u kryer normalisht, pra furnizimi me ujë në vendbanimet që kanë sistem të ujësjellësit, është duke u bërë normalisht, e po ashtu edhe grumbullimi i mbeturinave po kryhet normalisht.

Sa i përket furnizimit me ujë, njësia e Hidroregjionit jugor në Malishevë, ka këshilluar të gjithë qytetarët që të përdorin ujin e klorinuar nga sistemet e tyre, ndërsa vendbanimet që nuk kanë sistem të ujësjellësit, këshillohen që brenda mundësive të furnizohen me ujë nga fshatrat ku kanë sistem të ujësjellësit.

Përndryshe, edhe masat tjera janë duke u zbatuar në përpikëri dhe të gjitha organet përgjegjëse janë në krye të detyrës pa ndërpre.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përsëri ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por vetëm ti zbatojnë masat parandaluese sipas udhëzimeve.

Shpërndaje në: