Agim Bahtiri shkon në Ujman, bën hajgare me Presidentin Thaçi
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sapo ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai shihet në një foto duke qeshur në Liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga një gazetar i njohur kosovar. Si përshkrim për fotografinë, ai ka zgjedhur fjalë të cilat bëjnë ironi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin – dhe vizitën e tij të javës së kaluar në po të njëjtin vend, shkruan Periskopi.
“Liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm. Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend.” – shkruan ai. /Periskopi



