Eros Ramazzotti shkurorëzohet nga manekinia 24 vjet më e re

Eros Ramazzotti shkurorëzohet nga manekinia 24 vjet më e re

Muzikanti italian Eros Ramazzotti (55) shkurorëzohet nga aktorja dhe manekinia Marica Pellegrinelli (31) pas pesë vjetësh martesë dhe dhjetë vjetësh lidhjeje, përcjell portali italian Ansa. Lajmi për ndarjen i ka befasuar të gjithë.

“Ishin 10 vjet të mrekullueshëm, bashkë kemi ndërtuar një familje shumë të bukur dhe ishin pafundësisht të lumtur. Jemi të qetë dhe kjo ishte një zgjedhje e përbashkët. Marrëdhënia jonë mbetet miqësore dhe dashuria që kemi ndarë ekziston ende. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe lusim publikun që ta respektojë privatësinë tonë dhe të fëmijëve tanë në këtë periudhë stresi për tërë familjen”, ka deklaruar çifti për mediat italiane.

Çifti jo rrallë këmbente momente intime në publik dhe të gjithë mendonin që Eroz e mbante aktoren si një pikë uji në shuplakë, shkruan KOHA Ditore.

Ishin martuar më 6 qershor të vitit 2014 në Milano, ndërsa kanë vajzën Raffaela Maria (7) dhe djalin Gabrio Tulli (4).

Shpërndaje në: