Lista Serbe i reagon Thaçit: Përpjekjet për ta fajësuar Beogradin për vrasjen e Ivanoviqit, tragjikomike
Lista Serbe ka theksuar se “përpjekjet e Prishtinës për të fajësuar Beogradin dhe Presidentin Aleksandar Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë tragjikomike dhe naive”
Sipas tyre, serbët në Kosovë e dinë se ku është rreziku.
Siç thonë ata, në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, lëmshi filloi të të lëshohej dhe të kuptohej “nervozizmi i Enver Hoxhajt dhe bosëve të tij”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të enjten në Zonën e Debatit tha se pushteti aktual në Beograd është urdhërdhënës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.



