Maniakë pushimesh: Maji nis me katër ditë pushim, pritet të rëndohet situata edhe javën tjetër
Kosovës i duhet më shumë punë se kurrë për t’i arritur vendet fqinje në ekonomi, por edhe ditët e pushimit nuk kanë të ndalur. Maji ka nisur në mënyrë ‘fantastike’ për adhuruesit e ditëve të pushimit.
1 maji – pushim. 2 maji – pushim. 3 maji – pushim. 4 maji – pushim.
Nëse llogarisim edhe pushimet e rregullta gjatë vikendit, i bie se punëtorët e institucioneve shtetërore do të punojnë vetëm 6 ditë në dy javëshin e parë të këtij muaji.
Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.
Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.



