Njeriu i Zgjedhjeve: Hoxhiqi s’i mori as 1 për qind të votave boshnjake

Njeriu i Zgjedhjeve: Hoxhiqi s’i mori as 1 për qind të votave boshnjake

Njeriu i Zgjedhjeve, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve se Adrijana Hoxhiq ka marrë një numër të madh votash në komunat me shumicë serbe.

Kryeziu e ka konsideruar një gjë të tillë si “delegjitimim të vendeve të garantuara për komunitetin boshnjak” dhe një shkelje të frymës kushtetuese.

Në të vërtetë një gjë e tillë lë vend për paragjykime por nuk ofron dëshmi mbi shkelje të mundshme nga ana e Hoxhiq apo e Listës Serbe, përcjell Periskopi.

Në zgjedhjet e vitit 2019, ishte Nenad Rashiq i cili kishte kërkuar madje edhe votat e komunitetit shqiptar në Kosovë – por nuk kishte arritur t’i merrte.

Statusi i plotë i z.Kryeziu:

Votat per Adrijana Hodzic, deligjitmojne vendet e garantuara per Boshnjak

Nese i lexojme votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njejtat permasa,   prej zgjedhjeve te vitit  20014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019. Perjashtim behet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 per dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por per përfaqësuesit e ketij komuniteti rriten per 26%.

Iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic, e cila ka garuar per here te pare ne zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur te fitoj 6739 vota gjithsejte. Deri ketu mund te konsiderohet gjithçka ne  rregull, por, ajo cka i ben te diskutueshme dhe per besimin tim  kunder frymes kushtetuese, eshte se  afer 87% te ketyre votave i ka marre ne Komunat me shumice Serbe, ku ska shtrirje demografike te komunitetit Boshnjak.

Psh. vetem ne Komunen e Leposavicit, ajo ka marre rreth 1129 vota, ose ne Komunen e Kllokotit ne regjistrimin e popullsise s’ka asnje boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik  ka marre 248 vota. E deri sa psh.  ne Komunat si Prizreni e Peja ku eshte numri me i madh  i boshnjakeve qe jetojne,  ajo s’ka arritur te marr as 1% te votave nga ky Komunitet.

Krejt ky proces degjiletimon perfaqesimin e komunitetit Boshnjak dhe arsyen e uleseve te garantuara per tu perfaqesuar komuniteti Boshnjak. Perveç qe kjo eshte  shkelje e frymes kushtetuese,  per vendet e garantuara per komunitete, ky fenomen krijon precedant per subjektet e medha politike, te cilat ne zgjehdjet e ardhshme munden ta tjetërsojne vullnetin e komuniteteve perfshi dhe ate Serb, permes votave te tyre te orientuara te cilat do ti shperndajne tek satelitet e tyre.

Shpërndaje në: