Presidenti Thaçi dekoron ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner

Presidenti Thaçi dekoron ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner, siç thotë ai, për kontributin e tij në periudhën e paslfutës të shtetndërtimit të Kosovës.

Thaçi, njofton se me Kushnerin janë pajtuar se shtetndërtimi ishte i suksesshëm, shkruan Periskopi.

“Me ish shefin e diplomacisë franceze dhe ish shefin e UNMIK-ut, Bernard Kushner kujtuam periudhën e pasluftës dhe të shtetndërtimit në Kosovës. Me shumë sakrificë, ndërtuam institucionet mbi rrënojat e luftës, krijuam parakushte për rimëkëmbje dhe menaxhuam situatën e sigurisë. Sot, 19 vjet më vonë, u pajtuam që shtetndërtimi ishte i suksesshëm, derisa të ardhmen duhet ta ndërtojmë mbi bazën e sukseseve të së kaluarës. Për këtë kontribut, mikun tim dhe të Kosovës, Bernard Kushner e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Thaçi. /Periskopi/

Shpërndaje në: