Shimpanzetë shikojnë filma së bashku dhe më pas bëhen shokë si njerëzit
Shimpanzetë që shikonin filma së bashku lidheshin në një mënyrë që më parë dukej unike vetëm për njerëzit, kanë gjetur hulumtuesit.
Një çift shimpanzesh që ishin ulur së bashku për të parë të njëjtën video kalonin më shumë kohë së bashku dhe treguan më shumë shenja të lidhjes shoqërore, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Një studim tjetër zbuloi se kafshët i afroheshin njerëzve më shpejt nëse kishin parë film së bashku.
Gjatë dy eksperimenteve, të publikuara në gazetën Proceedings of the Royal Society B, gjurmues sysh ishin përdorur për të parë se a po e këqyrnin shimpanzetë filmin dhe gjatë asaj kohe iu ipeshin lëngje frutash për të inkurajuar që të rrinin të ulur.
“Rezultatet tona tregojnë se një prej mekanizmave bazike të lidhjes shoqërore mes njerëzove – ndjesia e të qenit më afër me ata me të iclët veprojmë apo me të cilët marrim pjesë diku bashkë – është prezente edhe te shimpanzetë, dhe kështu ka rrënjë më të thella evolucionare se që mendohej më parë.
Në eksperimentin e parë, 19 shimpanze dhe shtatë bonobo panë një video të shkurtër me një njeri që ose e shikonte bashkë me ta ose merrte pjesë në diçka të ndryshme.
Shimpanzetë dhe bonobot i afroheshin njeriut më shpejt nëse e kishin parë të dy videon, që shfaqte një grup shimpanzesh të vogla duke luajtur.
Edhe në studimin e dytë kishte ndodhur e njëjta gjë. /Periskopi



