Varroset kryeprokurori në Gjakovë me përdhosje të drejtësisë: Shkilen rregullat

Varroset kryeprokurori në Gjakovë me përdhosje të drejtësisë: Shkilen rregullat

Gjatë ditës së djeshme u rras në dhe trupi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj. Dhe, edhe në varrimin e një kryeprokurori qytetarët nuk mund të mos shkelnin rregullat e pandemisë.

Varrimin e kishte organizuar Komuna e Gjakovës dhe të ndjerit i ishin bërë nderime të larta.

Edhe pse i ndjeri ndërroi jetë në kohë pandemie, kohë në të cilën Qeveria ka ndaluar tubimet publike – kjo u shpërfill gjatë ceremonisë së varrimit të kryeprokurorit Selimaj, përcjell Periskopi.

Kjo shihet edhe në pamjet e publikuara nga televizionet lokale në Gjakovë dhe në faqen zyrtare të Komunës.

Pjesmarrës në varrim ishte edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini që e mori i pari fjalën.

“Me nderime të larta dhe respekt maksimal është varrosur sot kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës Ali Selimaj, aktivist i hershëm për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, aktivist në aktivitete kombëtare dhe mbajtës i disa funksioneve udhëheqëse për disa mandate në pushtetin lokal në Gjakovë. Në ceremoninë lamtumirëse, të mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, mes tjerash u vlerësua lartë humanizmi, atdhedashuria dhe kontributi i pashembullt i Ali Selimajt”, citohet të ketë thënë Gjini.

Pos kryetarit të kësaj komune, ka folur edhe një përfaqësues nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, e një anëtar i familjes.

Para ceremonisë së varrimit, para arkivolit janë bërë homazhe si dhe janë vendosur kurora me lule.

Policia e Kosovës disa herë ka njoftuar se kanë ndërhyrë për të shpërndarë persona të tubuar nëpër hapësira publike. Megjithatë, njëjtë nuk ka ndodhur në ditën e varrimit të kryeprokurorit.

Shpërndaje në: