Noizy dhe Cozman para gjykatës, kjo është arsyeja
Të gjithëve na kujtohet sherri i bujshëm mes dy grupeve “OTR” dhe “Babastars” që ndodhi vitin e kaluar në “Swiss Diamond Hotel” në Kosovë.
Një përleshje që u diskutua gjatë dhe mori vëmendjen e medias rozë dhe jo vetëm.
Sherri nisi pas deklaratës së Noizyt që dha në emisionin “Xing me Ermalin” duke përfunduar deri në plagosjen e këtij të fundit.
Pas pothuaj një viti kjo çështje pritet ti kalojë gjykatës për dhënien e vendimit final pasi kemi të bëjmë me një vepër penale sulmi.



