Noizy në studio duke incizuar këngën e re, mesazh thumbues për kolegët e tij (Foto)
Reperi i njohur Noizy, këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me koncerte. Ai po ashtu, stinën e nxehtë e nisi me një bashkëpunim, shumë të suksesshëm me Enca Haxhian. Kënga e tyre “Bow Down” ka arritur mbi 26 milion klikime në YouTube, deri më tani.
29-vjeçari ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shihet në studion e tij, duke incizuar këngën e re. E ndërsa në mbishkrimin e fotos, ka shkruar një mesazh mjaft thumbues për të tjerët: “Ata mundohen vetëm për ta arritur atë gjë. E dini ju?”, kanë qenë fjalët e tij.
Nuk dihet ende nëse kënga do të publikohet edhe me videoklip, mirëpo Noizy përsëri mbetet, një nga reperët më të kërkuar për momentin.




