Noizy preket nga protesta e studentëve, ka një porosi për ta
16 Dec, 21:17
Hip hop ylli, Noizy, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Ka tash e sa kohë që studentët janë ngritur në protesta masive, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të tyre.
Protestat bënë jehonë në mbarë Evropën, për numrin e madh të atyre që ishin prezent dhe për kërkesat mjaft të drejta të studentëve.
Ishte më pas kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që pranoi të ulej dhe të bisedonte me studentët, por ishin këta të fundit ata që refuzuan një takim.
Situata është pa zgjidhje aktualisht dhe reperi Noizy nuk mund të kuptojë një gjë të tillë, duke aluduar se një veprim i tillë mund të jetë politik.
Reperi ka ofruar përkrahjen e plotë të tij për studentët.