Noizy sot në Gjilan
Reperi i njohur shqiptar Noizy, pas incidentit në Prishtinë me anëtarët e Babastars, paralajmëron se do të udhëtojë sërish drejt Kosovës.
Ai, sipas NOA, ka njoftuar të gjithë fansat e tij se nesër (bëhet fjalë për sot, plotësim ynë) do të jetë prapë në Kosovë, pasi ai është i ftuar në edicionin e ndarjes së çmimeve Zhurma Show, në qytetin e Gjilanit.
Nuk dihet nëse gjatë evenimentit do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Babastars



