Nora dhe Roberti, ja sa të lumtur duken sonte në dasëm (Foto)

Nora dhe Roberti, ja sa të lumtur duken sonte në dasëm (Foto)
Dasma e Dekor Sahitit dhe Adea Muharremit ka mbledhur sonte emrat më të njohur të estradës sonë.

Ndër ta ishin edhe çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi të cilët shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Roberti i veshur me një kostum të zi, kurse Nora me një fustan të gjelbër të gjatë dhe elegant, dukeshin më të lumtur se kurrë më parë, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Duket se ata kishin lënë pas shpine problemet dhe po argëtohen në maksimum në dasmën e mikut të tyre. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: