Nora e nis ditën me një video nga shtrati
Këngëtarja Nora Istrefi është emër shumë i dashur për publikun.
Ajo është shumë aktive vazhdimisht me projekte të reja të cilat gjithmonë rezultojnë të suksesshme, shkruan lajmi.
Në llogarinë e saj në Insagram, këtë mëngjes Nora publikoi një video përmes të cilës tregoi se si e kishte filluar këtë ditë vikendi.
E veshur me pizhama dhe pa grim në fytyrë, këngëtarja dukej shumë e freskët teksa po qëndronte e shtrirë në shtrat.
Kujtojmë që projekti i fundit i Norës është “S’ka inat”, këngë kjo të cilën e solli në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Robert Berishën.





