Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kosova ka fituar edhe një tjetër medale në Kampionatin Europian që po mbahet në Poloni, shkruan Periskopi.

Vetam pak minuta pas medaljes së artë që u fitua nga Majlinda Kelmedi, Kosovës ia ka sjellur edhe një tjetër medale xhudistja Nora Gjakova e cila mposhti bullgaren Ileva Ivelina, për medaljen e bronztë.

Vlen të përmendet se përfaqësuesja e Kosovës është me vetëm gjashtë xhudistë në këtë kampionat dhe me dy medalje radhitet lartë në ranglistën e këtij kompeticioni. /Periskopi/

Shpërndaje në: