Nora Gjakova mposhtet në finale, siguron të Argjendtën

Nora Gjakova mposhtet në finale, siguron të Argjendtën

Nora Gjakova është mposhtur në finale të kategorisë deri në 57 kilogramë, për të mbyllur ditën e Kosovës me tri medalje, dy të Arta dhe një të Argjendtë.

Gjakova u mposht nga gjermania Stoll në Grand Prix që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Në këtë Grand Prix, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi siguruan medaljet e arta.

 

Shpërndaje në: