Nora Gjakova secilën herë e më afër medaljes, arrin në gjysmëfinale
Derisa Gjakova u kualifikua në gjysmëfinale, fitore në përballjet e tyre në Grand Prix të Turqisë shënuan edhe dy xhudistet tjera, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi
Xhudistja kosovare Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix që po mbahet në Turqi.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë ajo ka arritur të mposht kundërshtaren e saj Kseniia Beldiagia.
Fitore shënuan edhe dy xhudistet tjera, Distria Krasniqi që mposhti rusen Sofia Christanova dhe Fjolla Kelmendi britaniken Kimberley Renick.



