Nora Istrefi performon në emisionin e Luana Vjollcës, vë në pah linjat seksi (Video)

Nora Istrefi performon në emisionin e Luana Vjollcës, vë në pah linjat seksi (Video)

Këngëtarja Nora Istrefi tashmë ka krijuar identitetin e saj në muzikë dhe në stil e paraqitje, duket se ka thyer kufijtë dhe pëlqehet shumë edhe nëpër vende të tjera jo vetëm në Kosovë.

Së fundmi Nora ishte pjesë e emisionit të Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, i cili mbahet cdo të shtunë në TopChannel në Tiranë.

E në rrjedhën e emisionit ishte një pjesë ku Norës iu desh që të këndonte, e ajo kishte zgjedhur pikërisht këngën “Sa t’kam dasht”, këngë kjo e cila vërtet është bërë hit në vete. Të gjitha femrat gjithandej e dëgjojnë, këndojnë dhe e pëlqejnë shumë. Por, jo vetëm, këtë këngë të Norës e duan dhe e pëlqejnë shumë edhe meshkujt.

Kënga në fjalë është ritmike dhe ka një tematikë dashurie të përfunduar.

E gjersa Nora e këndonte këngën në fjalë, në studion e “Shiko kush luan”, u krijua një atmosferë shumë e mirë, sa që të gjithë e këndonin këtë këngë kaq të bukur.

Ne sonte iu sjellim një pjesë të performancës së Norës në këtë emision argëtues. Aty ishte prezente edhe sportistja nga Gjakova e cila jeton në Prishtinë Geta Beqa dhe e këndonte bashkë me Norën këtë këngë që do e shikoni dhe dëgjoni tani.

Shpërndaje në: