Norvegjezët ia huqën me Google Translate – Porositën gabimisht 15,000 vezë (Foto)
Ekipi olimpik norvegjez në Pyoengchang ka porositur 15 mijë vezë për kohën e qëndrimit të vet në Lojëra Olimpike. Fjala nuk është për nevojë të shtuar për proteina të sportistëve norvegjezë, por për një gabim dhe një keqkuptim me furnizuesit e tyre koreanë.
Në fakt ekipi norvegjez kishte kërkuar 1,500 vezë, por disi ishin ngatërruar në komunikim dhe furnizuesit kanë porositur 15 mijë kokrra vezë.
OL-leiren bestilte 1500 egg gjennom å oversette via Google Translate. Men det slo feil. 15.000 ble levert på døra. Vi ønsker lykke til og håper at de norske gullhåpene er glade – veldig glade – i egg: 😁 pic.twitter.com/qaWVpq1Xgy
— Trønder-Avisa (@tronderavisa) February 3, 2018
Kampi Olimpik dëshiroi të porosiste 1500 vezë duke përkthyer nga Google Translate. Por ia huqi. 15000 vezë janë dërguar. I dëshirojmë atyre fat të mirë dhe shpresojmë se ata do ti duan vezët shumë.”
Edhe pse duket se fjala është një gabim shkrimi, gjegjësisht një zero më shumë, meqë Koreja nuk përdorë numrat arabë në komunikim, duket se fjala është për më shumë sesa një gabim në google translate.

Tash me 13,500 kokrra vezë tepër, ekipi norvegjez nuk e ka problem ushqimin, rrezikon të ketë probleme me doping teste për shkak të kolesterolit të lartë.



