Notis Sfakianakis në Tiranë: Nuk i kam ofenduar kurrë shqiptarët
Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tirane për koncertin e së enjtes në Pallatin e Kongreseve.
Nisur nga reagimet qe ka patur për këtë koncert, Sfakianakis thotë për Top Channel se nuk i ka ofenduar asnjëherë shqiptaret, por mediat sipas tij e kane manipuluar.
Ai ishte akuzuar në Shqipëri për deklaratë ku thuhet që i ka quajtur Shqipërinë e specifikisht shqiptarët racë inferiore.
“Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë. Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë bashkë të enjten publikun në Pallatin e Kongreseve të enjten. Ju dua shumë. Ju pres në Pallatin e Kongreseve”, ka thënë ai për Top Channel.



