Novobërdë: Pesë persona bëhen për spital mes vete, arrestohen e dërgohen në mbajtje
Pesë persona janë arrestuar në Novobërdë.
Ata dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Llabjan, Novobërd 14.12.2025-11:40. Raportohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në rrahje mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.



