NPB kujdeset për sigurinë tuaj çdo ditë!

NPB kujdeset për sigurinë tuaj çdo ditë!

Ndërmarrja Publike Banesore vazhdon rregullisht me mirëmbajtjen periodike të ashensorëve në objektet banesore nën menaxhimin e saj.

Ekipet tona teknike kujdesen që çdo ashensor të jetë plotësisht funksional, i sigurt dhe në përputhje me standardet teknike.

Kjo mirëmbajtje përfshin:

– Kontrollin mekanik dhe elektrik të pajisjeve

– Pastrimin dhe lubrifikimin e pjesëve lëvizëse

– Testimin e sistemeve të sigurisë

– Rregullimin e çdo defekti të mundshëm

Qëllimi ynë është siguria dhe komoditeti i banorëve në çdo ndërtesë që administrojmë.

NPB – kujdes i vazhdueshëm për hapësirat tuaja banesore.

Shpërndaje në: