Nudo në klipin e ri?! Taylor Swift i përgjigjet kritikëve të zemëruar (Video)
Videoja e fundit muzikore e Taylor Swift, ku ajo duket tërësisht e zhveshur, ka nxitur mjaft kritika.
Por këngëtarja me famë botërore, e cila ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me dy këngët e fundit të publikuara, iu është përgjigjur kritikëve të zemëruar duke thënë se nuk ishte nudo por veshur me kostum ngjyrë të lëkurës.
Veshja e saj e bënte të dukej në video sikur ishte shfaqur nudo.
“Më ngrohet me të vërtetë zemra, se njerëzit kanë për të thënë kaq shumë për këtë kostum,”-shkruan në një postim në Twitter, duke shpërdarë edhe foto me kostumin veshur.




