Nuk do ta besoni deklaratën e Pogbas për Mourinhon
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka gjetur kohën për të folur edhe për ish trajnerin Jose Mourinho pas ndeshjes ndaj Cardiff.
Pogba ishte përfshirë në katër gola, pasi ‘Djajtë e Kuq’ fituan 5-1 në Cardiff nën urdhërat e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer – hera e parë që kanë shënuar pesë gola në Premier Ligë që nga ndeshja e fundit e Sir Alex Ferguson në vitin 2013, transmeton Periskopi.
Marrëdhënia e francezit dhe Mourinhon ishte e ftohtë, me portugezin që i hoqi zëvëndës-kapitenin dhe e la në stol në tre ndeshjet e fundit.

Por duket se Pogba e ka kaluar këtë dhe ka fjalë miradie për trajnerin Mourinho.
“Unë e di që po prisni diçka për të thënë për Jose ose për rezultatin”, u tha ai gazetarëve pas fitores së United në Cardiff. ”Natyrisht, ne jemi vërtet të lumtur për rezultatin. Ne luajtëm mirë dhe performanca e ekipit ishte e mrekullueshme”.
”Unë e di që ju doni të pyesni për të. Me Jose, kemi fituar trofe. Ne punuam. Unë dua ta falënderoj atë për këtë”.
”Jo gjithçka shkoi mirë, por gjërat shkuan mirë. Ne fituam trofe. Ai më bëri të përmirësohem, si një person. Kjo është e gjitha. Kjo është e kaluara. Unë dua ta falënderoj atë për këtë. Jam i sigurtë që të gjithë lojtarët do ta bëjnë”, deklaroi Pogba. /Periskopi



