Nuk doja të transferohesha te Real Madridi
Italiani konfirmon se klubi nga Madridi kishte shfaqur interesim për të, mirëpo ai shton se ndihet i lumtur te kampioni i Francës.
“Nuk është se teknikisht refuzova Realin, por unë jam këtu i lumtur dhe nuk dua që të nis negociata me një klub kur jam i lumtur me një klub tjetër”, deklaroi Verratti.
“Unë mora vesh se Reali ka itneresim për mua dhe isha i kënaqur për këtë, sepse nuk ndodh kjo çdo ditë që Reali të ketë interesim për ju, por kur jam i lumtur në një skuadër, unë nuk dua që të ndryshoj. Unë dua që të fitoj diçka me këtë fanellë”. /Periskopi.com



