Nuk e kam karrierën në rrezik
Mario Balotelli beson se karriera e tij nuk është në rrezik.
Sulmuesi problematik u huazua te skuadra franceze Nice, pasi Liverpool nuk ishte i interesuar ta mbante në skuadër për këtë sezon.
“Ishte një vendim për të ardhur këtu”, deklaroi Balotelli.
“Ka pasur klube të tjera të suksesshme që më donin mua, por unë kam nevojë për të luajtur në këtë sezon. Nuk mendoj se karriera ime është në rrezik. Unë nuk jam një lojtar i vjetër”. /Periskopi.com



