“Nuk e mohoj dot, kam ëndërr postin e trajnerit te Shqipërisë”
Besnik Hasi nuk e mohon se një ditë do të dëshironte që të bëhet trajner i Komëbtares së Shqipërisë
Besnik Hasi që momentalisht është i papunë do të dëshironte që në një të ardhme të ketë mundësinë që ta drejtojë Kombëtaren shqiptare, transmeton Periskopi.
“Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin,” ka thënë trajneri gjakovar për ‘Top Channel’.
“Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares”, thekson trajneri gjakovar.
Sa i përket Kombëtares së Kosovës, duket se ai nuk ka qenë asnjëherë në preferencat e tyre.
“Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s’kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës”. /Periskopi/



