Nuk është vetëm Ronaldo dhe Bale, tjetër yll i Realit kërkon largimin nga ‘Santiago Bernabeu’

Nuk është vetëm Ronaldo dhe Bale, tjetër yll i Realit kërkon largimin nga ‘Santiago Bernabeu’

Mateo Kovacic ka dhënë sinjale se mund të largohet nga Real Madridi

Tifozët e Real Madridit nuk po kalojnë ditë të mira pasi Zidane u largua, Bale dhe Ronaldo gjithashtu kanë paralajmëruar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe tani është edhe Mateo Kovacic që nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, shkruan Periskopi.

“Besoj se do të luaj më shumë, qoftë në Real apo diku tjetër,” ka thënë Kovacic.

“Tani është koha që unë të luaj”.

“Oferta? Jam nën kontratë me Realin dhe shpresoj të mos komentoj për klube tjera,” përfundoi kroati i cili dëshiron që të luajë më shumë në të kundërtën largimi nga ‘Bernabeu’ do të jetë i pashmangshëm. /Periskopi/

Related image

Shpërndaje në: