“Nuk i manipuluam”- Manxhuka i kthehet ambasadës gjermane për fotografitë me të cilat VV tentoi të propagandoi

“Nuk i manipuluam”- Manxhuka i kthehet ambasadës gjermane për fotografitë me të cilat VV tentoi të propagandoi

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje për politizimin e aksionit humanitar të FSK-së.

Ndër tjerash, ambasada përmendi edhe raportimet për manipulime të fotografive nga VV-ja ku nuk shiheshin fotografitë e veturave të KFOR’it.

Por, Manxhuka drejtuar ambasadës gjermane ka thënë se nuk i kanë manipuluar këto fotografi.

“E nderuar Ambasadë e Gjermanisë në Kosovë, Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com”.

“Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.  Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake neës çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

Shpërndaje në: