Nuk ia pagoi klauzolën Interi, sheikët e Manchester Cityt ofrojnë 40 milionë euro për yllin portugez
Manchester City do të bëjë ofertë prej 40 milionë euro për Joao Cancelon
Joao Cancelo ishte i huauzuar te Interi nga Valencia, por në fund të edicionit klubi italian refuzoi që të paguante klauzolën e Cancelos.
Kështu, tani Manchester City i Pep Guardiolas ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë portugez i cili nga edicioni i ardhshëm mund të luajë në Premier League.
‘Qytetarët’ kanë bërë gati ofertën prej 40 milionë euro në drejtim të Valencias. /Periskopi/



