Nuk ka fitues, Wilder dhe Fury ndahen me barazim

Nuk ka fitues, Wilder dhe Fury ndahen me barazim

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka përfunduar barazim, sipas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Në fakt, boksieri britanik deri në raundin e fundit ishte në epërsi, por fatkeqësisht goditjet e raundit të fundit nga Wilder e çuan duelin në barazim.

Kjo ishte një nga ndeshjet më unike, pasi të dy boksierët nuk numëronin asnjë humbje.

Wilder kishte 40 ndeshje, prej tyre 39 me nokaut, ndërsa Fury 27 ndeshje, prej tyre 19 me nokaut.

Raporti sipas raundeve:

Raundi 1: Wilder e filli më mirë, tentoi më shumë, teksa Fury u tregua më i kujdesshëm, por ishe britaniku në fund ai që japi goditjet më të mira.

Raundi 2: Wilder edhe një herë tentoi avantazhin dhe këtë herë amerikani dominoi deri në fund.

Raundi 3: “Bombarduesi i Bronztë” vazhdoi me goditjet e tij të shpeshta drejt Furyt, por britaniku vazhdon të mbahet mirë, ndërsa arriti të gjuajë një herë fuqishëm drejt amerikanit.

Raundi 4: Në këtë raund shikuam goditje më të shpeshta nga të dy boksierët dhe kjo vetëm sa ndezi më shumë atmosferën në arenë. Kujdesi vazhdon të jetë i madh nga të dy boksierët, asnjëri nuk dëshiron të pranojë ndonjë goditje të fortë në këtë fillim që do ia vështirësonte meçin në vazhdim.

Raundi 5: Një raund më i qetë nga Wilder për dallim nga të tjerët, të dy boksierët u aktivizuan nga fundi.

Raundi 6: Fury ka filluar të nxehet, për dallim nga raundet tjerë tani është britaniku që kërkon më shumë. 30-vjeçari lëshoi goditje të shpeshta drejt Wilderit, por amerikani i përballoi lehtë.

Raundi 7: Fury lëshoi një goditje të mirë me të djathtën në këtë fillim raundi dhe i motivuar nga kjo ia vazhdoi, duke ia humbur paksa balancin Wilderit. I nervozuar nga kjo amerikani iu versul Furyt, por nuk arriti diçka në veçanti.

Raundi 8: Fury tregoi se di të mbrohet po aq mirë sa edhe sulmon. Britaniku tregoi qetësi dhe menaxhojë mirë çdo gjë, Wilder dha disa goditje, por edhe i mori. Deri më tani është Fury që ka pikët në anën e tij, 79 për 73 për britanikun.

Raundi 9: Wilderi e ka kuptuar që po e humbet meçin dhe kështu e filloi ashpër këtë raund dhe arriti ta rrëzojë Furyn. Britaniku u ngrit në këmbë dhe vazhdoi deri në fund, duke treguar se ka arritur ta marrë vetën nga gjithë kjo rrëmujë.

Raundi 10: Është Fury ai që e filloi me goditje, ndërsa Wilder i ttërhequr e kërkonte një tjetër goditje të fuqishme, por ky raund përfundoi me goditje nga të dy anët pa ndonjë avantazh të theksuar.

Raundi 11: Të dy boksierët u treguan të kujdesëshëm, Wilder tentoi diçka më shumë, por nuk mori atë që kërkoi. Fury po fiton me pikë.

Raundi 12: Në vend se të mbrohej, Fury ka filluar të sulmojë dhe e pësoi. Wilder me një kombinim fatal e shtriu në tokë britanikun.

Vendimi i gjyqtarëve është: BARAZIM. /Periskopi/

Shpërndaje në: