Nuk ka kush që i ndal Anitën e Ramushin, ja vallëzimi tjetër i çiftit (Foto)
Sonte në kryeqytet për të tretën herë radhazi u organizua eventi “Ballo Shqiptare”.
E në këtë vit, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten e tij Anitën.
Nën tingujt e muzikës dhe zërit të bukur të Asim Gashit, çifti Haradinaj kanë vallëzuar për disa minuta, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Të gjithë ata që ishin prezent kishin formuar një rreth teksa në mes vallëzonin Ramushi dhe Anita.
Videoja më poshtë sjell disa moment të këtij vallëzimi.



