Nuk ka largim, Arsenali blindon Alexis Sanchez
Skuadra e Arsenalit është duke planifikuar ta mbaj sulmuesin kryesor të tyre, Alexis Sanchez. Kiliani nuk duket i lumtur në “Emirates”, prandaj skuadra të mëdha europiane kanë shpreh interesim të madh për të.
E fundit është skuadra gjermane, Bayern Munchen që ka ofruar 16 milionë euro në sezon. Por, për këtë ka reaguar menjëherë Arsenali e cila e ka në plan t’ia ofroj 20 milionë funta në sezon futbollistit kilian në mënyrë që të qëndroj me “topçinjtë”.
Përveç Bayernit të interesuar për Sanchezin janë Chelsea, Inter dhe Paris Saint Germain.



