Nuk ka lojtarë të paprekshëm tek Manchester United
Kur ishte në Chelsea në vitin 2006, Mourinho kishte deklaruar se disa lojtar kryesor janë të paprekshëm dhe pa marr parasysh formën e tyre ata nuk do të largohen nga ekipi bazë.
I pyetur para ndeshjes me Fenerbahce në kuadër të Europa Ligës se a aplikohet e njëjta metod edhe në Old Trafford, Mourinho u përgjigj: “Jo. Atëherë ishte Premier Liga ndryshe dhe ishte storie e ndryshme dhe ekip shumë më i mirë”.
“Jo të paprekshëm, të paprekshëm në ekipin tonë duhet të jenë krenaria, shpirti i ekipit dhe përkushtimi ndaj klubit” shtoi Mourinho.
Lojtarët si Pogba dhe Ibrahimovic së fundëmi kanë marrur kritika për formën e tyre në javët e fundit.
Manchester United e pret sonte Fenerbahce në Old Trafford në kuadër të Europa Ligës nga ora 21:05. /Periskopi.com



