Nuk ka përfunduar ende, ja vendimi i Klitschkos pas meçit me Joshuan

Nuk ka përfunduar ende, ja vendimi i Klitschkos pas meçit me Joshuan

Boksieri ukrainas ka pësuar humbje përmes tre ‘knock-down’ në raundin e 11 kundër britanikut Anthony Joshua.

Wladimir Klitschko ka humbur duelin e tij ndaj boksierit anglez, Anthony Joshua më prani të 90,000 mijë tifozëve në Wembley Stadium, shkruan Periskopi.

Klitschko ka humbur duelin në raundin e 11-të, ai ka folur pas meçit ku është pyetur për të ardhmen e tij.

Klitschko është shprehur i gatshëm për një ri-meç me Joshua

 

“Boksieri më i mirë fitoi, ishte një ngjarje mahnitëse ku luftuam njëri me tjetrin. Anthony ishte më i mirë se unë. Është vërtet e dhimbshme që nuk kam fituar, planifikova të fitoja, por nuk nuk ia arrita”.

Klitschko morri një goditje ‘upper cut’ që rezultoi me nokaut

 

I pyetur se a do të ketë ri-meç, Klitschko është përgigjur se duhet ta analizoj se çfarë ndodhi.

‘Sigurisht, ne e kemi në kontratë, për momentin jam i interesuar’ tha  ukrainasi për Sky Sports. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: