“Nuk ka vend në burgje”- Reagon Shërbimi Korrektues: Janë të lirë edhe 800 shtretër
Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar ndaj disa raportimeve se ‘nuk ka vend nëpër burgje’ pas ndalimit të rreth 100 komisionervëe.
Sipas Shërbimit Korrektues, nëpër burgje ka edhe rreth 800 shtretër të lirë, ndërkohë që aktualisht, ‘të zënë’ janë 1758 shtretër.
Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.
Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës.



