‘Nuk kam fjetur dot atë ditë’, reagimi i aktores kur pa ish të dashurën e partnerit (Video)

‘Nuk kam fjetur dot atë ditë’, reagimi i aktores kur pa ish të dashurën e partnerit (Video)

“Watching you”, projekti i fundit i Sara Kapos e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes vajzën e aktores së njohur Ema Andrea. Për këngën dhe klipin e ri Sara ka folur këtë të shtunë edhe në programin “Një kat më lart”, në InTv, ku nuk u shpëtoi dot as pyetjeve për jetën private. Gjatë një pyetësori për raportin në çift, Sara zbuloi disa tipare të vetes, të cilat, publiku ndoshta nuk ia kishte njohur më parë.  A është Sara xheloze, ai bie shpesh telefonit të partnerit?

“Jo, jam me idenë mos i bëj tjetrit atë që s’do të të bëjë ty. Tirana është shumë e vogël, merren vesh shumë kollaj gjërat. Kam gocat”, – thotë ajo me të qeshur si për të zbuluar diçka më shumë për raportet apo për “prapaskenat” me të cilat ndoshta është përballur.

Me natyrën sportive, Sara as nuk nguron të tregojë se nuk i ndjek ish-partneret e tij, vetëm në rastin kur ajo mund të jetë më e mirë se Sara.

“Po si do ndiheshe nëse ish-partneri yt do të fliste jo mirë për ty në publik?” Kësaj pyetjeje, Sara i përgjigjet thjesht: “Nuk e di, por duhet të presë për një përgjigje, se unë jam pak e sertë. Edhe te videoklipi që duket shumë naiv, ka disa mesazhe shumë të vogla, që nuk e di në i ka kuptuar njeri”, – vijoi ajo.

Po cila është gjëja më e shëmtuar që ka parë me të dashurin e saj? Edhe për këtë pyetje, përgjigjja e Sarës është vetëm e saj: “Ish e dashura e tij. Ishte shumë … nuk kam fjetur atë ditë”, – tha ajo me ironi.

Video (minuta 13)

Shpërndaje në: